Çmimi psikologjik i koronavirusit - Nga ankthi te pikëllimi, humbja e punës tek vetmia dhe prishja..
- ndihmeperburra
- Sep 19, 2020
- 1 min read
Çmimi psikologjik i koronavirusit - Nga ankthi te pikëllimi, humbja e punës tek vetmia dhe prishja e çiftit, problemet mendore me të cilat po përballemi. Përjetimi i hidhërimit dhe izolimit - "Pamundësia të përqafohesh me dikë kur vërtet ke nevojë të - kur shikon se si varroset familjari juaj - është jashtëzakonisht e rëndë" Ankthi - Nivelet e ankthit në popullatë kanë rënë që nga kulmi fillestar i mars-prillit. Por ndërsa bllokimi lehtësohet dhe efektet ekonomike fillojnë të ndjehen, ankthi ka filluar të rritet përsëri. Dhe ka shenja se gjërat do të përkeqësohen: familjet po preken financiarisht nga Covid-19 dhe numri i të punësuarve veçse bie. Numri i vetëvrasjeve rritet në kohë recesioni, shto këtu edhe pandeminë. Shtëpia është vendi ku është zemra, por, për shumë, bllokimi testoi lidhjet e tyre më të ngushta ndërsa kriza shëndetësore i pushtoi me shqetësimet për shëndetin dhe sigurinë e të dashurve të tyre. Ndërsa kalimi i më shumë kohe së bashku ishte një përvojë pozitive për disa, ata me probleme në çift veçse po rëndohen. Për shumë çifte, ndarja nuk është më një mundësi - edhe nëse do të donin të ndaheshin, nuk kanë para, ose punë. Izolimi, pasiguria në punë, prishja e marrëdhënieve dhe varfërimi po shkaktojnë probleme serioze psikologjike për njerëzit pa historik sëmundjesh mendore, ndërsa të gjithë ata që nuk u trajtuan gjatë bllokimit me siguri që do të kërkojnë trajtim, çka çon në një "cunami të shëndetit mendore" të mundshme. https://www.theguardian.com/.../psychological-toll...
Comments