top of page

Çokollata përmirëson funksionet e trurit, sidomos kujtesën dhe funksionet konjitive.

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Nov 22, 2020
  • 1 min read

Çokollata përmirëson funksionet e trurit, sidomos kujtesën dhe funksionet konjitive.

Dashamirës të çokollatës, gëzohuni!

Konsumimi i rregullt i çokollatës ndihmon funksionimin e trurit, falë kakaos që është një burim i pasur i përbërjeve natyrore neuroprotektive.

Përbërjet e bollshme antioksidante që gjenden te kakao quhen flavanole. Sipas studiuesve italianë nga Universiteti i L'Aquila, flavanolet përmirësojnë kujtesën dhe funksionet konjitive, përfshirë uljen e lodhjes dhe humbjes së gjumit.

Studiuesit zbuluan se flavanolet kanë efekte të dobishme në qarkullimin e gjakut të trurit dhe rrisin shpejtësinë e përpunimit të imazheve vizuale. Pasja e një diete të mbushur me çokollatë ka një efekt të theksuar në rritjen e vëmendjes, rrjedhshmërisë verbale dhe kujtesës.

Flavanolët gjithashtu përmirësojnë rrjedhën e gjakut në zemër, parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe luftojnë dëmtimin e qelizave, sipas Shkollës Mjekësore të Harvardit.

Çokollata e zezë është një burim më i pasur i flavanoleve sesa qumështi, me sasi që varion nga 100-2,000 mg në 100 gram çokollatë të zezë.

Nuk do të jetë e vështirë të ndiqni shembullin e ekspertëve italianë: "Çokollata e zezë është një burim i pasur i flavanoleve. Kështu që ne gjithmonë hamë pak çokollatë të zezë. Çdo ditë."

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page