është e rrezikshme të injorosh veten. Flisni me veten, arsyetoni me veten. Mësoni të degjoni veten.
- ndihmeperburra
- Jul 24, 2022
- 2 min read

Kur isha 4 vjeç, mendoja se bota sillej rreth meje. Kur mbusha 14 vjeç, doja të sundoja botën. Mendoja se do isha njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Kur isha 20 vjeç, doja të isha njeriu më i pasur, kur isha 25 vjeç, doja të gjeja dashurinë, kur isha 40 vjeç, doja të isha i dobishëm për të gjithë. Tani që jam plakur, dua të vdes. Doja kaq shumë gjëra në aq kohë. Më e rëndësishmja, doja të isha i lumtur.
Mendova se mënyra më e mirë për të qenë të lumtur është të dëgjosh të tjerët.
Kur hyra në universitet, doja të bëhesha veteriner, por të gjithë më thanë të studioja inxhinieri se do bëhesha i madh. I dëgjova. Nuk kisha lekë, ndaj punoja që të paguaja studimet. Në vitin e tretë, nuk i përballoja dot studimet, më duhej ti lija studimet. Kur lashë shkollën, të njëjtët më thanë “duhej të kishe studiuar veterinari”!
Kur mbusha 30 vjeç, të gjithë thanë se duhet të martohesha. Se kisha nevojë për një grua. I dëgjova, u martova. Pas 5 vitesh martesë, e kapa gruan me komshiun. Ajo më la, mori dhe fëmijët, e tani po vdes i vetmuar.
Në moshën 40-vjeç, kapa një kontratë të madhe. Emri më doli në lajme. Të nesërmen, të gjithë miq e familjarë ishin në shtëpinë time, të gjithë kishin një problem serioz, të gjithë donin borxh, me premtimin se do m'i kthenin. Nuk arrita ta përfundoja kontratën sepse nuk mi kthyen borxhet siç më kishin premtuar. Kështu më futën në burg. Qëndrova ca dhe dola. Kur dola, ata nuk ishin askund.
Një gabim bëra gjatë gjithë kësaj kohe. Nuk pranova të dëgjoja veten. Injorova veten time dhe dëgjova të tjerët. Tani që jam duke vdeku, i vetmi që është me mua jam unë.
Është mençuri të dëgjosh këshilla nga të tjerët. Por është e rrezikshme të injorosh veten.
Flisni me veten, arsyetoni me veten tuaj. Mësoni të degjoni veten tuaj.
Comments