Adoleshenti yt s’ka motivim për të bërë asgjë?
- ndihmeperburra

- Jan 9
- 1 min read

Nuk tregon interes për t'u përgatitur për të ardhmen?
Ke provuar gjithçka me të dhe asgjë s’funksionon?
Ju prisni motivim të brendshëm që rrallë vjen vetë
Është si të rrish buzë detit kur uji është i ftohtë, duke pritur të ndihesh ngrohtë para se të kridhesh
Ngrohtësia vjen vetëm pasi të jesh në ujë dhe të notosh ca
Psikologët Edward Deci dhe Richard Ryan studiuan se çfarë krijon motivim dhe zbuluan se njeriu ka 3 nevoja themelore psikologjike:
Autonomia - nevoja për t’u ndjerë në kontroll të vendimit tënd
Kompetenca - nevoja për t'u ndjerë i aftë
Lidhshmëria - nevoja për t'u ndjerë i lidhur me të tjerët
Kur këto 3 nevoja plotësohen, motivimi i brendshëm zhvillohet natyrshëm
Kur nuk plotësohen, s’ka motivim
KUJDES:
Nëse e shpërblen, shkatërron autonominë. Nëse ia kujton, shkatërron kompetencën. Nëse e dënon, shkatërron lidhjen
Shumicën e kohës, veprimi krijon motivim, jo anasjelltas
Dopamina - hormoni që nxit motivimin - çlirohet kur ndërmerr veprime konkrete, gjatë përpjekjes, përparimit sadopak
Ndaj duhet me lëviz, me vepru!



Comments