top of page

Afërsia me baballarët luan rol të veçantë e ka efekte të gjera e pozitive në adoleshencë si për fëmi

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Sep 24, 2021
  • 1 min read

Afërsia me baballarët luan rol të veçantë dhe ka efekte të gjera e pozitive në adoleshencë si për fëmijët meshkuj ashtu edhe femra, sipas studimit të Penn State botuar në Journal of Family Psychology

Studiuesit zbuluan se, ndërsa marrëdhëniet e ngushta me nënat gjithashtu kishin përfitime, ato ishin më të kufizuara dhe nuk ishin mbrojtëse ndaj gjithë çështjeve të përshtatjes së adoleshentëve, si për vajzat dhe djemtë.

Studiuesit gjetën disa efekte të ndryshme të intimitetit prindëror tek djemtë dhe vajzat e tyre në periudha të ndryshme gjatë adoleshencës. Këto efekte ishin gjithashtu të ndryshme midis nënave dhe baballarëve.

Intimiteti me baballarët u shoqërua me më pak simptoma depresive, me më pak shqetësime për peshën dhe me vetëbesim më të lartë, si tek vajzat dhe te djemtë, se sa intimiteti me nënat gjatë adoleshencës.

Afërsia me baballarët ndihmon në shmangien e problemeve të caktuara të përshtatjes, vetëvlerësimin e fëmijëve, shqetësimet për peshën dhe simptomat depresive në pika të ndryshme gjatë adoleshencës.

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page