top of page

Babai i dy djemve dhe presidenti i kompanisë Wunderman Chicago, shkroi një listë që ndalon...

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jun 21, 2019
  • 2 min read

Ian Sohn, baba i dy djemve dhe presidenti i kompanisë Wunderman Chicago, shkroi një listë që i nd

alon punonjësve të tij të kërkojnë falje për "të pasur jetë" jashtë punës. Shefi nuk ka nevojë të dijë nëse punonjësit janë me vonesë për punë prej një takimi te dentisti, për ndeshjen e futbollit të fëmijës së tyre, duke punuar nga shtëpia sepse nuk kanë me kë lënë fëmijët, ose ndonjë lëvizje tjetër që prek ekuilibrin punë-familje- dhe vendimet e tyre.

"E kemi infantilizuar mjaft vendin e punës. Si ndihemi që duhet të kërkojmë ndjesë për të pasur jetë private dhe familjare," shkruan Sohn në LinkedIn e që mori më shumë se 15,000 reagime pozitive. "E që nuk i besojmë të rriturve për të marrë vendime të drejta".

Ai i tha USA TODAY se thelbi i listës është se ai beson punonjësit (17,000 në mbarë botën), për të menaxhuar jetën e tyre personale dhe profesionale. "Ashtu si çdo biznes modern ... ekziston një nevojë shtesë për të respektuar jetën dhe familjen e njerëzve të tjerë me të cilët punoni, dhe të gjithë janë përgjegjës për të realizuar punën e tyre". Sohn tha se ka punuar për kompani ku punëdhënësit nuk kuptonin se punonjësit kishin jetë private dhe familjare. "Unë nuk dëshiroj që punonjësit të ndihen keq për të qenë qenie njerëzore," shkroi ai. Lista e Sohn-it, që shefi nuk duhet të dijë: -Unë kurrë nuk duhet të di që do futeni online pas darkës. -Unë kurrë nuk kam nevojë të di se ju jeni duke punuar nga shtëpia sot sepse nuk keni me kë lini fëmijët. -Unë kurrë nuk kam nevojë të di përse zgjodhët të shikoni sezonin 1 të "Zhvillimit të Arrestuar" (për herë të katërt) në fluturimin tuaj në Los Angeles në vend që t'i përgjigjeni postës elektronike. -Unë kurrë nuk duhet të di që do të jeni vonë për shkak të një takimi te dentist, ose se po largoheni herët për ndeshjen e futbollit të fëmijës tuaj. -Unë kurrë nuk kam nevojë të di pse nuk mund të udhëtoni të dielën. -Unë kurrë nuk kam nevojë të di përse nuk doni të darkoni me mua kur unë jam në qytetin tuaj në mbrëmjen e së martës - Sonja Haller

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page