Babai i një fëmije me autizëm tregon jetën e tij të izoluar dhe të pabesueshme
- ndihmeperburra
- Apr 19, 2019
- 2 min read
Babai i një fëmije me au
tizëm tregon jetën e tij të izoluar dhe të pabesueshme
Shpesh më pyesin si është të jesh baba i një fëmije me autizëm.
Është e vështirë, dhe nuk i shpëton dot kësaj. Njerëzit mendojnë se baballarët nuk preken, se merren më shumë me punët e tyre, por nuk është kështu. Ndonjë rast nuk përjashtohet, por ndodh sepse nuk dinë se si të përballojnë realitetin e të pasurit një fëmijë me autizëm. Të qan zemra kur kupton se kurrë nuk do ta çosh fëmijën tënd të luajë futboll, ose ta shohësh të marrë të dashurën e tij të parë. Ajo që ke menduar si do ishte jeta jote, thjesht është një fotografi e kthyer përmbys.
Ndihesh i shkëputur. Shumica flasin për sportin, por ti je kaq i zënë me trajtimin e autizmit, sa je shkëputur nga informacioni dhe nuk ke asgjë për të kontribuar në muhabete. Të tjerët nuk duan të dëgjojnë për fëmijën tënd, ndërsa ti kujdesesh që mos përplasë kokën në dysheme. Shkëputja arrin ndonjëherë deri aty sa, edhe pse dëshiron të takosh e flasësh me 2-3 miq e shokë, është më kollaj t’u shmangesh. Kjo më trishton, kështu që dua vetëm të qëndroj në flluskën time dhe t’u shmangem uljeve të mundshme. Mamatë janë të sjellshme, por nuk të mirëpresin në grupet e tyre, ndërsa grupe baballarësh ku ti mund të shkosh, janë thuajse inekzistente. Çdo mama fëmije me autizëm kalon një situatë të vështirë kur fëmija u bën një skenë në mes të supermarketit dhe ato hasin vështrimet negative të klientëve aty, por këto vështrime janë shumë më të rënda drejt një babai fëmije me autizëm. Duke punuar 60 orë në javë është mënyra më e mirë që mund të sigurojmë lekët për familjen, sepse autizmi nuk është vetëm i vështirë për ne, por është gjithashtu i kushtueshëm dhe puna kaq e lodhshme është mënyra ime për të qenë një baba i mirë. Çdo natë i them vetes çfarë duhet të kisha bërë më mirë dhe fle duke pritur të nesërmen të sjellë sfida dhe mundësi të reja – Dave Borden
Comments