top of page

Çdo adoleshent ka 3 nevoja emocionale

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 20
  • 1 min read

që kur plotësohen të treja, motivimi ecën vetë, respekti bëhet natyral, marrëdhënia me prindin përparon

Nëse nuk plotësohen, ndodh e kundërta, e nëse plotësohen pjesërisht, përkeqësohen

Nevojat janë:

1. Autonomia

Jo liri e pakufizuar. Veç ndjenja se zgjedhjet dhe mendimet e tij kanë peshë

Kur nuk plotësohet, adoleshenti duket sfidues ose i përbuzur

Në të vërtetë po përpiqet të rimarrë pronësinë me të vetmen mënyrë që di

2. Rëndësia

Duan të vlerësohen për atë që janë, si person, përtej notave dhe përgjegjësive

Kur mungon, ndien sikur ai ekziston vetëm kur diçka duhet bërë ose diçka shkon keq

3. Lidhja

Nevoja për të ndier që i përket vërtet familjes, diçkaje më të madhe se rutina e përditshme e shkollës dhe detyrimeve të tjera

Kur lidhja zbehet, zbehet edhe dëshira për t'u shfaqur, provuar dhe kujdesur

Që sot, bëji adoleshentit një pyetje të sinqertë për diçka që i intereson vërtet

Jo shkolle, as detyra, as punë shtëpie, as plane për të ardhmen

Diçka personale, që e ka përmendur më parë, diçka që kalon kohë duke bërë ose menduar për të

Pastaj veç dëgjoje, pa e çuar bisedën diku, pa këshillë, veç vëmendje

Me kalimin e kohës, do shihni ndryshimin

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page