Dita e mahnitshme kur im bir me autizëm tha 'të dua'
- ndihmeperburra
- Apr 29, 2019
- 2 min read
Dita
e mahnitshme kur im bir me autizëm tha 'të dua'
Është një ditë që nuk do ta harroj kurrë.
Më lejoni të filloj. Djali im ishte jo verbal në moshën 2 vjeçare. Ai nuk lëshonte asnjë tingull të kuptimtë. Mbaj mend netët e vonshme i ulur në dhomën e tij duke e parë atë në gjumë, duke pyetur veten se si do të ishte jeta e tij dhe shqetësuar për atë që mund të bëja për ta ndihmuar. Ai u diagnostikua me çrregullim gjuhësor, shoqëruar me sjellje vetëlënduese. Kur u rrit, ai godiste kokën e tij kundër murit. Në mes të divorcit dhe ndërrimeve të punërave të turnit të natës, unë fajësoja veten.
Ai u diagnostikua kur ishte katër vjeç e gjysmë. Falë ndërhyrjes së hershme, ne ia dolëm! Ai tani shkon në kopësht dhe unë mund të flas me djalin tim, mund të bisedoj me të. Më 22 tetor 2017, ekipi i tij i futbollit për nevojat e veçanta sapo kishte mbaruar një turne. Pas turneut ne e morëm djalin në darkë e po shkonim me makinë në shtëpi. Ne ishim ulur në kabinë dhe e kam puthur majën e kokës dhe i thashë: "Të dua Bubba". Djali pa nga unë dhe tha: "Edhe unë të dua. Shumë" Për të kuptuar se sa e pabesueshme është kjo, ju duhet të kuptoni atë që kuptova në atë moment. Meqenëse ai ka qenë në gjendje të flasë, sa herë që dikush i thoshte atij diçka, ai përsëriste fjalët, duke u përpjekur të imitonte tonin. Bënte këtë, duke e ditur se është diçka që duhet të thotë. Ajo ditë ishte ndryshe. Për herë të parë dëgjova dhe ndjeva bindjen në fjalët dhe zërin e tij. Djali im, pas 5 vitesh më tha se ai më do, dhe bota ime ndaloi. Në atë moment të vetëm, nuk kishte diagnozë. Nuk kishte 10 orë terapie në javë. Unë kam pasur shumë ndihmë gjatë tre viteve të fundit, shumica e saj në formën e terapisë. Me mbështetjen e tyre, pa marrë parasysh se sa i lodhur ose i irrituar kam qenë ose sa i pashpresë dukej në kohë, më nxorrën nga disa momente të errëta. Forca e tyre dhe puna jonë së bashku bënë një ndryshim të tillë. Edhe nëse nuk e dëgjoj kurrë të thotë përsëri "Të dua", gjithçka është paguar për një jetë – Nick Wright
Comments