Efektet e prindërimit tek fëmijët
- ndihmeperburra
- Mar 22, 2019
- 1 min read
Efe
ktet e prindërimit tek fëmijët
Prindërimi i barabartë i referohet një marrëvëshjeje midis prindërve të ndarë, të cilët kalojnë thuajse të njëjtën sasi kohe në dy shtëpi të ndryshme me fëmijët e tyre. Shpesh kjo merr formën e të jetuarit të një periudhë të caktuar kohore me një prind dhe po aq me prindin tjetër.
Studimet tregojnë që prindërimi i barabartë mund të funksionojë, kur të dy prindërit janë të qartë për një prindërim të barabartë të shëndetshëm, pasi në të kundërt fëmija mund të përdoret si një ndërmjetës komunikimi midis dy prindërve, çka sjell pasoja të dëmshme emocionale për të.
Nëse ndarja ndodh gjatë fëmijërisë mbi 5 vjeç, mund të marrë kohë për fëmijët që të mësohen që prindërit janë të ndarë dhe nuk do të pajtohen më. Të jetosh një javë me mamin dhe një javë me babin mund të shkaktojë një stres afatgjatë, sidomos nëse prindërit kanë stil jetese dhe orar krejt të ndryshëm. Fëmijët më të rritur që jetojnë sipas një kalendari prindërimi të barabartë, mund ta përdorin këtë si një kundërvënie midis prindërve për vendosjen e rregullave dhe disiplinës së përditshme. Fëmija është i vendosur në pozicione autoriteti të papërshtatshëm, çka e çon drejt vështirësive emocionale dhe relacionale. Edhe nëse një çift i ndarë mund të vendosë, për të mirën e fëmijës, të vazhdojë të punojnë së bashku në një vend pune, fëmija do të duhet të mësohet që prindërit punojnë bashkë, por nuk kalojnë më kohë dhe pushime bashkë. Kjo shkakton stres normal, me të cilin fëmija do të duhet të mësohet.
Comments