top of page

Fito divorcin duke qëndruar jashtë gjykatës. Vetingu e pandemia e ka përkeqësuar ndarjen me gjyq...

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Apr 15, 2021
  • 2 min read

ree

Fito divorcin duke qëndruar jashtë gjykatës

Vetingu e pandemia e ka përkeqësuar ndarjen me gjyq. Shumë çifte që divorcohen i drejtohen gjyqit, pa e kuptuar se ekziston një rrugë tjetër: zgjidhja me marrëveshje, pa gjyq.

Nuk besoj se proceset gjyqësore ndihmojnë familjet, sepse nuk arrijnë të mbrojnë fëmijët gjatë procesit pasi prindërit vihen përballë njëri-tjetrit.

Në rast ndarje me marrëveshje, secili bashkëshort është i stimuluar për t'u vendosur në një mjedis bashkëpunimi, sepse ata bien dakort për zgjidhje me marrëveshje e që nuk do shkojnë në gjyq.

Ndarja me marrëveshje është më pak e kushtueshme dhe stresuese se gjyqi, se nuk ka shpenzime gjyqësore, afate të gjata kohore e fatura avokatore. Në procesin jashtë gjykatës, palët kanë kontroll të plotë mbi sa kohë duhet për të zgjidhur cështjen. Koha mesatare për ndarjen me marrëveshje është me javë, kurse për një divorc gjyqësor, me vite.

Ndërsa sot çdo gjë po udhëhiqet nga teknologjia e risitë, gjyqi ende drejtohet nga ligje komplekse të shkruara dekada më parë kur familjet ishin shumë më ndryshe. Ndarja me marrëveshje lehtëson ngarkesën e gjykatave.

Ndërgjegjësimi është pjesë e problemit. Prindërit kanë frikë të mos i drejtohen gjykatës, sepse s’kanë njohuri rreth zgjidhjes me marrëveshje.

Ligji nuk njeh prindërimin e përbashkët (kujdestari e përbashkët ku të dy prindërit ndajnë kohën në mënyrë të barabartë) si standartin e paracaktuar. Kjo do të thotë që plani ii prindërimit mund të jetë “merre për fundjavë”.

Me fjalët e një fëmije divorci: Nëse do mund të kthehesha pas në kohë e të flisja me prindërit e mi ndërsa divorcoheshin, do t'u thosha se ata më bënë njësoj bashkë sa njëri e tjetri dhe duhet të më prindëronin njësoj bashkë sa njëri e tjetri. Unë do doja që ata ta dinin se barazia dhe respekti (ose mungesa e tyre) që i tregojnë njëri-tjetrit para, gjatë dhe pas divorcit, do përcaktojnë jetën time si i rritur. Ndërsa s’kam një makinë kohe të kthehem pas, dua që gjithë prindërit e divorcuar ta marrin vesh këtë mesazh.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page