Fëmijët që kalojnë më shumë kohë me baballarët e tyre kanë koeficient inteligjence (IQ) më të larte
- ndihmeperburra
- Sep 6, 2019
- 1 min read
Fëmijët që kalojnë më shumë kohë me baballarët e tyre kanë koeficient inteligjence (IQ) më të larta, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Newcastle. Ata janë më të shoqërueshëm dhe më socialë se ata që marrin më pak vëmendje nga baballarët.
Përfshirja e fortë e babait në jetën e tyre të hershme gjithashtu mund të përmirësojë perspektivën e ardhshme të karrierës së një fëmije, tregon studimi.
Dr Daniel Nettle, i cili drejtoi hulumtimin, tha: "Ajo që ishte befasuese për këtë hulumtim ishte ndryshimi real i konsiderueshëm në përparimin e fëmijëve që përfituan nga interesi atëror, i evidentuar deri edhe tridhjetë vjet më vonë pasi ata u rritën. Njerëzit, baballarët e të cilëve kaluan më shumë kohë me ta, janë më të shkathët dhe socialë".
Të dhënat e studimit sugjerojnë që të kesh një të prind të dytë të përfshirë aktivisht gjatë fëmijërisë, prodhon mjaft përfitime përsa i përket aftësive dhe mundësive të fituara e që zgjasin gjatë gjithë jetës së tyre prej të rrituri.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments