Fëmijët tanë po pijnë alkool, por ne prindërit nuk flasim për këtë.
- ndihmeperburra
- Oct 18, 2019
- 1 min read
Gati gjysma e fëmijëve kanë konsumuar alkool të paktën një herë nga klasa e tetë. Megjithatë, vetëm pak prindër kanë filluar të bisedojnë me fëmijët e tyre për alkoolin deri në moshën 14 vjeç, kjo sipas një studim të ri të kryer nga Fondacioni për Rritjen e Përgjegjësisë ndaj Alkoolit.
Një bisedë që nuk mund të presë. Pse jo? Shumë prindër mendojnë se fëmijët e tyre janë shumë të rinj për ta folur këtë temë.Por nëse jeni duke pritur që fëmijët tuaj të jenë të ftuar në festën e tyre të parë të shkollës së mesme, për të folur rreth rreziqeve të alkoolit, mund të jeni vonë.
Nuk duhet të prisni derisa fëmijët të pyesin vetë për alkoolin ose derisa të dalë në media. Në vend të kësaj, thjesht filloni bisedën vetë. Për shembull, pyesni për fëmijët në shkollë që flasin për alkoolin. Ose pyesni si mendojnë ata pse disa njerëz pijnë alkool dhe disa jo.
Ata ka shumë të ngjarë të flasin për rreziqe si helmimi nga alkooli dhe aksidentet. Mos harroni shëndetin e trurit, dhe se pirja nga të miturit shkakton dëmtim të trurit që ndikon në të menduarit dhe aftësitë e kujtesës.
Pyesni fëmijët se çfarë mësuan për trurin gjatë shkollës. Ashley Hampton, psikolog, sugjeron një mënyrë tjetër për të prezantuar biseda rreth rrezikut të alkoolit dhe zhvillimit të trurit. "Përqendrohuni në atë si zgjedhjet e sotme, në rastin konkret pija, ndikon arritjet e tyre në të ardhmen". - Cathie Ericson
Comments