Gary Vaynerchuk: Sistemi arsimor është i vjetëruar gjithandej...
- ndihmeperburra
- Sep 20, 2019
- 1 min read
Interneti e vjetëroi, sepse informacioni është produkt dhe sistemi arsimor u ndërtua mbi bazën e memorizimit të informacionit. Pse më duhet matematika kur mund ti bëj kalkulimet me celular? Nuk më duhet të di gjë, sepse mund të kërkoj në Google apo të pyes Alexa apo Siri që ma japin përgjigjen për 2 sekonda.
Sistemi arsimor është vjetëruar sepse u bazua mbi memorizimin e informacionit, të cilin sot e ke në majë tëgishtave për 1 sekondë dhe falas. Ky sistem arsimor ka vdekur.
Si e rregullojme? Është përgjegjësi e prindërve. Të mos hyjnë në vetëvlerësimin e fëmijëve të tyre për ti çuar në universitetet më të njohura. Prindërit duhet të kujdesen që fëmijët janë të lumtur. Fatkeqësisht ne kujdesemi për opinionin e atyre që na rrethojnë dhe për arritjet akademike të fëmijëve. Kjo lidhet me prindërimin modern dhe pasiguritë e prindërve. Opinioni i të tjerëve mbi ne po na e shkatërron shoqërinë.
Po njerëzit thonë që të duhet një diplome… Pse? Shumë kompani nuk kërkojnë më diploma për punësim, si Amazon, Google, etj.
Mesazhi për brezin e ri? Shijoni pushimet, se do punoni tërë jetën. Mos jini hipokritë, përderisa jeni kaq të zotë boll morët lekët e prindërve dhe blijeni Iphone me lekët tuaja. Filloni menjëherë ta praktikoni. Sa më shpejt të largoheni nga lekët e prindit, aq më të lumtur do jeni.
Comments