top of page

Gjenerata Z është brezi i parë në histori më pak inteligjent se prindërit e tyre, dhe një neuroshkencëtar zbulon arsyen para Kongresit Amerikan

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Feb 13
  • 1 min read

Sipas Dr Jared Cooney Horvath, brezi i lindur mes viteve 1997 – 2010 ka qenë i penguar në aspektin njohës për shkak të mbështetjes së tepërt në teknologjinë dixhitale

 Që në fund të viteve 1800 kur mbahen të dhëna mbi zhvillimin njohës, Gjenerata Z është i pari që ka arritur më pak se brezi para tyre, me rënie në: vëmendje, kujtesë, aftësi leximi dhe matematike, aftësi zgjidhjeje problemesh, dhe IQ, pavarësisht se ky brez kaloi më shumë kohë në shkollë sesa fëmijët në shekullin e 20-të

 Shkaku sipas Horvath, lidhet me rritjen e sasisë së të nxënit duke përdorur atë që ai e quajti 'teknologji edukative' ose EdTech, si kompjutera dhe tableta

 

Neuroshkencëtari shpjegoi se kjo gjeneratë ka mbetur prapa sepse truri i njeriut nuk është i programuar për të mësuar nga klipe të shkurtra të shikuara në internet dhe për të lexuar fjali të shkurtra që përmbledhin libra voluminozë dhe ide komplekse

 'Njerëzit janë të programuar biologjikisht për të mësuar nga njerëzit e tjerë dhe nga studimi i thellë, jo duke shfletuar ekranet për përmbledhje me pika' tha Horvath për New York Post

 Ai shtoi se ekranet prishin proceset natyrore biologjike që ndërtojnë kuptim të thellë, kujtesë dhe fokus

 "Shumica e këtyre të rinjve janë tepër të sigurt se sa të zgjuar janë. Sa më të zgjuar mendojnë njerëzit se janë, aq më budallenj janë në të vërtetë" tha Horvath për Post

 

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page