Gjithmonë na kanë mësuar që kur fëmijët tërbohen ose llastrohen me tepri, përgjigja e duhur është
- ndihmeperburra
- Dec 30, 2022
- 1 min read

Gjithmonë na kanë mësuar që kur fëmijët tërbohen ose llastrohen me tepri, përgjigja e duhur është qortimi, ndalimi ose edhe dënimi.
Shyqyr shkenca dhe studimet kanë përparuar dhe na thonë se fëmijët nuk mund t'i rregullojnë emocionet, vuajnë për të komunikuar ndjenjat, kanë kontroll të kufizuar të impulseve, kanë dëshirë të zjarrtë për të eksploruar botën, për të testuar e madje shtyrë kufijtë. E sado zhgënjyese të jetë kjo për ne, fëmijët duhet t'i bëjnë këto gjëra për të mësuar dhe për tu zhvilluar.
Ndaj është shumë e rëndësishme që si prindër të vendosim pritshmëri realiste për fëmijët tanë. Është e rëndësishme të mos i bëjmë ata të ndihen keq, të turpëruar apo fajtorë për shprehjen e gjendjes së tyre. Sepse si të rritur, nëse jemi në gjendje të kontrollojmë emocionet tona, atëherë mund të thellohemi dhe t’u jemi pranë gjatë momenteve të vështira.
Duke qëndruar të qetë, të pranishëm dhe të përgjegjshëm, si prind mund të modelojmë rregullimin emocional dhe mund t'i mësojmë fëmijët se është ok të shprehin emocionet e tyre. Pasi fëmija të qetësohet, mund të diskutohet për atë që ka ndodhur, dhe nëse ka pasur sjellje të papranueshme, mund të bisedohet me qetësi ajo që konsiderohet si sjellje e pranueshme.
Comments