Inteligjenca emocionale është parashikuesi numër 1 i suksesit financiar
- ndihmeperburra
- 5 hours ago
- 1 min read

Një ekip psikologësh vëzhguan jetën e më shumë se 1,000 fëmijëve nga qyteti Dunedin i Zelandës së Re që nga viti 1972, nga studimet më të gjata mbi zhvillimin e fëmijëve të zgjedhur rastësisht nga një spektër i gjerë prejardhjesh
Çfarë thonë mbi 40 vjet të dhëna rreth rritjes së fëmijëve të suksesshëm? Parashikuesi më i mirë i suksesit të fëmijëve është Inteligjenca emocionale
Prindërit stresohen për performancën akademike të fëmijëve, etikën dhe sjelljen. Këto gjëra janë qartësisht të rëndësishme, por sipas studimit të Dunedin, asnjëri prej tyre nuk është parashikuesi më i mirë i suksesit, as pasuria, arsimi apo statusi socioekonomik i prindërve
Ajo që ka më shumë rëndësi është që fëmijët t’i kuptojnë emocionet e tyre dhe t’i menaxhojnë reagimet e tyre në mënyrë konstruktive, duke zotëruar kontroll konjitiv
Inteligjenca emocionale është aftësia për të kuptuar dhe, nëse është e nevojshme, për të anashkaluar ndjenjat dhe impulset tuaja. Është aftësi që kultivohet, jo tipar që veç trashëgohet
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comentários