James Harrison, njeriu me krah të artë


Në moshën 14 vjeç iu desh të operohej dhe që të shpëtonte, mori 15 qese gjak nga dhurues të panjohur, ndaj bëri një premtim: edhe pse kishte frikë gjilpërat, do dhuronte gjak tërë jetën
Kur u rrit e filloi të dhuronte, u zbulua se gjaku i tij ishte i veçantë, përmbante antitrupa jashtëzakonisht të fortë dhe të qëndrueshëm kundër antigjenit të grupit D Rh. Gjaku i tij mund të përpunohej për të krijuar produkte me bazë imunoglobuline që përdoren për të parandaluar sëmundjen hemolitike të të porsalindurit (HDN) tek nënat gjatë dhe pas shtatzënisë
Harrison dhuroi gjak çdo 3 javë për 57 vjet, në total 1173 herë nga mosha 18 deri 81 vjeç, derisa ligji Australian ia ndaloi për efekt moshe
Nga gjaku i tij u prodhuan miliona doza anti-D që parandaluan mijëra vdekje, lindje të parakohshme, sëmundje, dëmtime dhe paaftësi të përhershme
Studiuesit vlerësojnë se dhurimet e Harrison shpëtuan mbi 2.4 milionë bebe vetëm në Australi
Injeksionet nga dhurimet e tij, u përdorën edhe te e bija Tracey kur ajo ishte shtatzënë, dhe te gruaja e nipit Jarrod, Rebecca, gjatë shtatzënive të saj
Atij iu akordua medalja e Urdhërit të Australisë dhe u shpall Australiani i Vitit, ndërsa shumë e konsideruan “hero”, por ai vetë u shpreh “unë thjesht po rri në një dhomë të sigurt, teksa dhuroj gjak më japin kafe me biskotë, pastaj iki, as punë as lodhje”
Harrison u largua 88 vjeç në gjumë në paqe



Comments