Jeni të shqetësuar për Coronavirusin?
- ndihmeperburra
- Mar 13, 2020
- 2 min read
Updated: Apr 8, 2020
Autori Stephen Covey në librin 7 Zakonet e njerëzve shumë efektiv, bën dallimin midis gjërave në rrethin tonë të shqetësimit dhe gjërave në rrethin tonë të ndikimit. Rrethi i shqetësimit (zona blu) përbëhet nga gjëra mbi të cilat kemi pak ose aspak ndikim. Rrethi i ndikimit (zona e bardhë) përbëhet nga gjëra mbi të cilat ne kemi ndikim.
Në rrethin e shqetësimit, ju shihni se shumë ngjarje të jashtme si koronavirusi, lajmet dhe sjellja e njerëzve të tjerë janë gjëra që na shqetësojnë, por ato janë jashtë kontrollit tonë. Në të kundërt, gjërat në rrethin e bardhë, siç është qëndrimi dhe sjellja jonë, janë nën kontrollin tonë.
E rëndësishme është se çdo rreth zvogëlohet ose zgjerohet në varësi të asaj ku ju vendosni përqendrimin, fokusin dhe përpjekjen tuaj.
Ne jemi të shqetësuar nga koronavirusi për vuajtjet që po na shkakton ne dhe gjithë botës, si do të veprojnë dhe sillen njerëzit e tjerë, siç është blerja me panik, dhe se si do të ndikojë në ekonomi. Por nëse përqendroheni vetëm në këto ngjarje të jashtme, në të cilat nuk kemi kontroll, mendja juaj do të kalojë në superxhiro dhe do të zgjeroni rrethin tuaj të shqetësimit.
Kjo do të ndikojë në gjërat që ju kontrolloni, siç është aftësia juaj për të menduar në mënyrë racionale, qëndrimi juaj ndaj të tjerëve, si do veproni pranë familjarëve tuaj, ato që postoni në mediat sociale, ato që blini dhe çfarë shikoni në TV e internet.
Duke u përqëndruar në gjërat që ju mund të kontrolloni dhe jo në ato që nuk kontrolloni dot, ju do të zgjeroni rrethin tuaj të ndikimit. Ju do të keni ndikim pozitiv në ata dhe ato që ju rrethojnë, duke zvogëluar kështu rrethin tuaj të shqetësimit.
Imagjinoni nëse të gjithë ndalojnë blerjet me panik dhe postimin e dramave në mediat sociale, binden dhe ndjekin udhëzimet për parandalimin e kësaj krize, të gjithë do të kemi më pak për tu shqetësuar.
Nëse përqendrohemi në rrethin e shqetësimit, ne fuqizojmë gjërat që ndodhen brenda tij për të na kontrolluar. Nëse përqendrohemi në rrethin e ndikimit, jemi ne ata që kemi kontrollin.
Comments