Këmbanë alarmi për prindërit: INSTAT:mbi 30% e të rinjve 20-24 vjeç nuk janë as në punë as në shkoll
- ndihmeperburra
- Jul 29, 2022
- 2 min read

Këmbanë alarmi për prindërit: INSTAT: mbi 30% e të rinjve 20-24 vjeç nuk janë as në punë e as në shkollë, vetëm 4% e të rinjve 15-29 vjeç janë edhe në punë edhe në shkollë
Në të gjithë botën, por sidomos në Europë një përqindje e madhe e të rinjve në moshën 15-29 vjeç edhe punojnë edhe studiojnë.
Por Shqipëria shquhet për përqindjen e lartë te të rinjve që nuk janë as punë dhe as në shkollë, dhe e ka mjaft të ulët peshën e të rinjve që angazhohen edhe me studime edhe në punë.
Të dhënat e INSTAT që i referohen Anketës së Forcës së punës tregojnë se, vetëm rreth 4% e të rinjve në grup moshën 15-29 vjeç edhe punojnë edhe mësojnë.
Por në moshën me produktive për mësim dhe punë, gati më shumë se 30% e të rinjve 20-24 vjeç nuk janë as në punë e as në shkollë.
Punësimi në moshat e reja ka pësuar rënie përkundër nevojave të tregut të punës që paraqesin mungesa të thella në disa sektorë.
Sipas INSTAT, shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 27,1%. Krahasuar me vitin paraardhës, shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rritje prej 0,6 pikë përqindje.
Hendeku që po lënë të rinjtë në tregun e punës po zëvendësohet me pensionistë. Sipas të dhënave të INSTAT numri i personave mbi 64 vjeç që janë raportuar në punë gjatë vitit 2021 shënoi rritje te ndjeshme në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. https://www.monitor.al/instat-vetem-4-e-te-rinjve-15-29.../
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
#NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #baballare #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal
Commentaires