Lidhja nënë-foshnjë gjatë shtatzënisë. Lidhja e shëndetshme nënë-foshnjë çliron oksitocinë...
- ndihmeperburra
- Dec 4, 2020
- 1 min read
Lidhja nënë-foshnjë gjatë shtatzënisë.
Gjatë shtatzanisë, lidhja e shëndetshme nënë-foshnjë çliron oksitocinë, e cila ndikon në zhvillimin pozitiv të trurit dhe sjelljet shoqërore të fëmijës. Veprime të tilla si ushqyerja me gji, kontakti trup me trup si përqafimi, nxisin çlirimin e oksitocinës si tek nëna ashtu edhe tek fëmija, duke rritur në të njëjtën kohë lidhjen midis të dyve.
Lidhja jonormale, siç është mungesa e përqafimit, mosushqyerja me gji, apo mbajtja trup me trup, ndikon negativisht në besimin dhe aftësinë e fëmijës për të vendosur marrëdhënie me njerëz të tjerë, faktorë socialë që ndikohen shumë nga nivelet e oksitocinës së trupit.
Për shembull, ngjarjet stresuese gjatë periudhës së shtatzënisë lidhen me deficite të sjelljes së fëmijës në moshën e rritur, për shkak të mënyrës se si ndikon në trup oksitocina. Studimet tek minjtë kanë demonstruar se kur nënat dhe fëmijët e stresuar para lindjes u çiftuan, u vu re një rritje e sjelljes dhe agresivitetit, i ngjashëm me ankthin, që shoqërohej me nivele të ulëta të oksitocinës në tru.
Comments