top of page

Makina është e vetmja strehë për një 62 vjeçar të braktisur nga fëmijët e tij.Ditën taksi, natën sh

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 10, 2021
  • 1 min read

Makina është e vetmja strehë për një 62 vjeçar të braktisur nga fëmijët e tij.

Ditën taksi, natën shtëpi/ 62-vjeçari që jeton prej 8 vitesh në makinën e tij në Fier, prej 13 vitesh nuk flet me fëmijët

Enver Hodaj, prej 13 vitesh jeton si endacak, pasi nuk ka një shtëpi ku mund të strehohet. Ai ka 8 vjet që fle në makinë, pavarësisht të ftohtit në dimër apo të nxehtit në verë. Ditën e përdor makinën si taksi për të nxjerrë bukën e gojë dhe natën si shtëpi.

Me shtëpinë e tij lëvizëse, Veri siç e njohin të gjithë, ngryset ku ta zërë nata. Në kushtet e pandemisë, masat mbrojtëse të 62 vjeçarit janë një qese detergjent dhe një bidon me ujë, ndërsa për higjienën personale i shërben uji i lumit Vjosë.

Ai ka 4 fëmijë, të cilët nuk i ka parë që prej 13 vitesh, pas divorcit me ish-bashkëshorten. Fëmijët jetojnë në Itali dhe Gjermani dhe gjatë kësaj periudhe nuk kanë komunikuar asnjëherë me të atin.

I braktisur nga të gjithë 62 vjeçari çdo ditë ai e nis me shpresën se dikush do ta ndihmojë për të patur një strehë mbi krye.

Comentários


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page