top of page

Ngecur me prindërit dhe pa fëmijë: pse mezi po piqet brezi Z

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 12
  • 2 min read

Kushtet sfiduese ekonomike dhe të jetesës bëjnë që të rinjtë po piqen më vonë se brezi i Mijëvjeçarit, zbulon studimi

Vetëm 1 në 10 të rinj nga brezi Z kanë lindur fëmijë në moshën 23 vjeç, krahasuar me 1 në 4 nga brezi i Mijëvjeçarit kur ishin 23 vjeç, ka zbuluar studimi

Studiuesit nga Qendra UCL analizuan të dhënat e mbi 10,000 njerëzve që morën pjesë në Studimin e Kohortës së Mijëvjeçarit (MCS)

MCS, i konsideruar si një standard i artë në kërkimin social, ndjek jetën e rreth 19,000 të rinjve në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, të klasifikuar si brezi Z, lindur mes viteve 2000-2002

Studiuesit zbuluan se vetëm 10% e këtij grupi ishin bërë prindër deri në moshën 23 vjeç

Për krahasim, të dhënat nga studimi UCL i quajtur "Hapat e Ardhshëm" që ndoqi jetën e 16,000 njerëzve të brezit të Mijëvjeçarit, lindur në vitet 1989-1990, treguan se gati 1/4 e tyre ishin bërë prindër deri në moshën 25 vjeç

MCS zbuloi gjithashtu se 68% e të rinjve të brezit Z jetonin me prindërit në moshën 23 vjeç

Shifra është 3 herë më e lartë se përqindja e brezit të Mijëvjeçarëve që jetonin në shtëpi me prindërit në moshën 23 vjeç një dekadë më parë

Autorja kryesore e MCS, Charlotte Booth, tha se gjetjet tregonin që brezi Z po vonon arritjet e moshës madhore krahasuar me brezat e mëparshëm. "Sfida financiare mund të çojë në një kaskadë problemesh në të ardhmen, përfshi rënie të lindjeve dhe rritje të problemeve të shëndetit mendor", paralajmëroi Booth

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page