top of page

Një grua që mbante një fëmijë, duke i dhënë gji, i thotë: “Na fol për fëmijët”PROFETI flet e thotë..

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jun 14, 2019
  • 1 min read

Një grua që mbante një fëmijë, duke i dhënë gji, i thotë: “Na fol për fëmijët”

PROFETI flet e thotë:

“Fëmijët tuaj nuk janë bijtë tuaj. Ata janë bijtë dhe bijat e Jetës dhe duan vetveten. Ata vijnë përmes jush, por nuk vijnë për ju. Pra, edhe pse janë me ju, ata nuk ju përkasin juve. Ju mund t’u jepni dashurinë tuaj, por jo mendimet tuaja. Sepse ata kanë mendimet e tyre. Mund të bëheni strehë e trupave të tyre, por jo e shpirtrave të tyre. Sepse shpirtrat e tyre banojnë në shtëpinë e së nesërmes, në të cilën ju nuk mund hyni dot, as nuk mund ta ëndërroni dot. Ju mund të përpiqeni të jeni si ata, por kurrë mos kërkoni t’i bëni ata si veten tuaj. Sepse jeta, kurrë, nuk kthehet prapa dhe as bëhet dot si e djeshmja. Ju jeni harku prej nga fëmijët tuaj, si shigjeta të gjalla, janë të destinuar të shkojnë vetëm përpara. Shigjetari e shikon shenjën larg, shumë larg, dhe ju harkon, me tërë fuqinë e Tij, që shigjeta të shkojë, me shpejtësi, sa më larg. Lëreni veten, me kënaqësi, që dora e Shigjetarit t’ju tendosë e t’ju harkojë. Sepse Shigjetari, ashtu siç e do shigjetën që fluturon, po ashtu e do edhe harkun që rri në vend." - Khalil Gibran- FËMIJËT (Përktheu Bajram Karabolli)

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page