Pse fëmijët e rritur në kushte të vështira rriten më shpejt
- ndihmeperburra
- Oct 7, 2022
- 1 min read

Pse fëmijët e rritur në kushte të vështira rriten më shpejt
Mjedisi ku rritet fëmija ndikon në rrjedhën e jetës së tyre. Fëmijët që rriten në kushte të vështira kanë më shumë gjasa të rriten shpejt, të jetojnë më në rrezik dhe të rrojnë më pak.
Sipas Teorisë së Strategjisë së Historisë së Jetës (LHST), mjedisi i pafavorshëm dhe i ashpër për mbijetesën e drejton zhvillimin e fëmijës drejt një strategjie "të shpejtë" që përfshin rritjen e shpejtë deri në maturim dhe riprodhimin e hershëm që synon të prodhojë sa më shumë pasardhës me investim relativisht të vogël prindëror në këta pasardhës.
Pra fëmijët që rriten në mjedise sfiduese duhet të rriten sa më shpejt dhe të kenë sa më shumë fëmijë, sepse jeta është treguar potencialisht e shkurtër dhe brutale dhe ata mund të mos kenë luksin për të jetuar një jetë të gjatë dhe komode.
Fëmijët që rriten në stres socio-ekonomik shfaqin rritje të rreziqeve shëndetësore dhe psikosociale. Ato përfshijnë të qenit aktiv seksualisht herët në jetë, sjellje agresive, vendimmarrje impulsive dhe abuzim me alkool, duhan, apo edhe substanca, të cilat shtojnë rreziqet pasuese për shëndetin.
Vetëruajtja nuk u duket aq e rëndësishme kur vuajtja ka qenë pjesë e përvojës së tyre të përditshme.
Sigurisht që rezultatet e LHST nuk janë fikse, në varësi të njerëzve në jetën e fëmijës, gjenetikës, faktorëve intrapsiqikë dhe ndërpersonalë, e shumë ndikime të tjera –të vështira për t'u matur ose të paparashikuar.
Comments