top of page

Si ta trajtoni zhgënjimin e fëmijëve tuaj kur gjithçka anullohet

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 27, 2020
  • 1 min read

Updated: Apr 8, 2020




Kur i thashë fëmijës tim se shkolla po mbyllej për dy javë, nuk e vrau mendjen. Por pasi ca kohe si përpunoni te koka e vet lajmin dhe kuptoi se dalja përjashtë, vajtja në kurs dhe në një ditëlindje gjithashtu ranë poshtë, qau me lot dhe më bëri një seri pyetjesh , që më kapën gafil.

Me koronavirusin që çoi në mbylljen e gjithë botës, prindërit po marrin reagime të përziera nga fëmijët e tyre që shkojnë nga gëzimi që nuk do kenë shkollë deri në konfuzion dhe trishtim për shkak të humbjes së aktiviteteve të dëshiruara - madje dhe frikës nga e panjohura.

Thjesht duke u thënë fëmijëve se zhgënjimi është pjesë e jetës nuk e zgjidh problemin. Në fakt, ky lajm mund të ngjallë gjithashtu shqetësim te prindërit.

Si mund t'i ndihmojnë prindërit fëmijët të përpunojnë zhgënjimin e tyre?

Së pari, ju prindër kontrolloni emocionet tuaja.

Frika mund të jetë ngjitëse, kështu që prindërit duhet të monitorojnë dhe menaxhojnë shqetësimin e tyre, veçanërisht para fëmijëve. Lajmi i mirë është se edhe qetësia është gjithashtu ngjitëse.

Pavarësisht nga mosha e fëmijës, ndershmëria dhe sinqeriteti është qasja më e mirë, por, këshillohet të mos përdorni fraza që fëmijët nuk kanë aftësi t'i kuptojnë. Klishetë si "gjëja e duhur për tu bërë" ose "mendo për të moshuarit" ose "mendo për të mirën e përgjithshme" janë të vështira për t'u kuptuar nga fëmijët që janë në një fazë kur botëkuptimet e tyre përqendrohen rreth tyre, familjes së tyre dhe ndoshta shokëve të ngushtë.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page