top of page

Si ta trajtoni zhgënjimin e fëmijëve tuaj kur gjithçka anullohet

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Apr 23, 2020
  • 1 min read

Si t

a trajtoni zhgënjimin e fëmijëve tuaj kur gjithçka anullohet

Zhgënjimi mund të jetë i lidhur me ndjenjë të humbjes së kontrollit tek fëmijët. Kur duhet të flisni për ngjarje të anulluara, të cilat fëmijët mezi i prisnin, mendoni për anullimin si një mundësi mësimi për të menaxhuar zhgënjimin. Shpesh jemi të merakosur që fëmijët tanë do të shqetësohen apo zhgënjehen, kur në fakt duhet të mendojmë “Çfarë mund të mësojë fëmija im nga kjo? A mund të mësojë të menaxhojë stresin?"

Ndonjëherë ndihmon thjesht edhe vetëm të jesh një vesh që dëgjon, në mënyrë që fëmija juaj të zbrazë lirshëm zhgënjimin e pësuar. Sigurisht, si prindër, ka një tendencë që të shmangësh sa të mundesh zhgënjimin. Por, në fakt, prindërit hyjnë më keq, ngatërrohen në rrugën e zhvillimit të fëmijës dhe e pengojnë kur e bëjnë këtë. Plus, ka diçka goxha terapeutike në lidhje me një person të gatshëm të të dëgjojë dhe thjesht të jetë me ty.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page