top of page

Sot fëmijët dhe të rinjtë janë të raskapitur

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jun 27
  • 1 min read

ree

Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit zbuloi se 1 në 2 adoleshentë ndihen të lodhur "pothuajse çdo ditë"

Përpiqen të dalin mirë në shkollë, por harrojnë atë që kanë studiuar, përpiqen të qëndrojnë të organizuar, por prapë ndihen të mbingarkuar

Nuk është mungesë motivimi, as dembelizëm, as papërgjegjshmëri

Thjesht nuk po flenë mjaftueshëm. 73% e gjimnazistëve nuk flenë 8-10 orë gjumë të rekomanduara gjatë netëve të shkollës (CDC)

 Të rinjtë që flenë më pak se 6 orë në natë kanë 2 herë më shumë gjasa të kenë vështirësi akademike, pavarësisht sa orë studiojnë (Universiteti i Kolumbias)

 Performanca njohëse bie deri në 40% me mungesën e gjumit (Qendra UC Berkeley për Shkencën e Gjumit)

 Gjumi REM (Lëvizja e Shpejtë e Syve) është kur truri përpunon dhe ruan mësimin e ri. Sa më pak gjumë fle, aq më pak gjumë REM bën, kështu që ajo që studion nuk ngjit (Shkolla Mjekësore e Harvardit)

Prej bombardimit të informacionit, kryesisht nga celulari, edhe pse shtrihen të flenë, truri i tyre qëndron i ndezur, ndonjëherë për orë të tëra. Kështu që ata nuk bëjnë gjumin e mjaftueshëm që u nevojitet (gjumë i thellë për riparim fizik + gjumë REM për konsolidimin e kujtesës & rregullimin emocional)

Gjumi është jetik për çdo njeri. Çdo gjë varet prej tij dhe pa të asgjë s’do zgjasë

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comentarios


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page