top of page

t'u lexosh me zë fëmijëve të tu është kaq e rëndësishme sipas Neuroshkencës

Writer: ndihmeperburra
ndihmeperburra
Oct 4
1 min read

Anketa e fundit britanike nga kompania e të dhënave Nielsen dhe botuesi HarperCollins zbuloi se numri i prindërve që u lexonin me zë fëmijëve të tyre parashkollorë ra në 41%, nga 64% në vitin 2012

Është e kuptueshme pse prindërit dhe fëmijët ndihen të rraskapitur në fund të ditës sa anashkalojnë një përrallë para gjumit

Por leximi me zë, i prezanton fëmijët me magjinë e fjalës së shkruar në një mjedis të relaksuar dhe me presion të ulët, teksa i kënaq

Përfitimet e leximit shkojnë përtej të kuptuarit se librat nuk janë thjesht diçka stresuese me të cilën mësuesit do i torturojnë në shkollë

Universiteti i Kembrixhit hulumtoi të dhënat mbi zakonet e leximit dhe zhvillimin konjitiv të 10,000 fëmijëve amerikanë të moshës 9-13 vjeç. Studimi tregoi një lidhje pozitive midis një aktiviteti argëtues dhe të thjeshtë - leximit për kënaqësi në fëmijërinë e hershme - dhe njohjes më të mirë, shëndetit mendor dhe arritjeve arsimore në adoleshencë, shkruan autorët e studimit në The Conversation

Mësimi i gjuhës, përfshirë leximin dhe diskutimin e librave, është një faktor kyç në zhvillimin e shëndetshëm të trurit dhe element kritik ndërtues për format e tjera të njohjes, duke përfshirë funksionet ekzekutive (si kujtesa, planifikimi dhe vetëkontrolli) dhe inteligjencën sociale, shpjeguan ata

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page