Të rritësh djem që do bëhen burrërorë në të gjitha mënyrat e duhura
- ndihmeperburra
- Jul 3, 2020
- 1 min read
Të rritësh djem që do bëhen burrërorë në të gjitha mënyrat e duhura
Në përpjekje për të kujtuar veten për rëndësinë e të qenit një model pozitiv për vajzën dhe djalin tim, ndërsa jam ende duke punuar në drejtim të përsosjes së rolit tim si baba, pasi kam menduar shumë dhe reflektova për fëmijërinë time dhe të fëmijëve të mi, kam identifikuar disa të vërteta për rritjen e një mashkulli të fortë, të dashur, të dhembshur, të kujdesshëm dhe empatik.
Mësojini djalit fuqinë e dashurisë duke i thënë "të dua" sa herë të mundni. Ai dëshiron të duhet nga ju ashtu si çdo njeri. Ai mund ta ulë ‘dozën’ gjatë adoleshencës, por dëshiron ta dëgjojë atë rregullisht nga ju. Familja juaj duhet ta thotë rregullisht, dhe mundësisht çdo diskutim, telefonatë ose mesazh duhet të pasohet nga këto dy fjalë të mrekullueshme. Nuk ka rëndësi kush e thotë i pari, por është një kujtesë e rregullt që dashuria për njëri-tjetrin është atje, pavarësisht situatës, dhe është normë që meshkujt ta shprehin hapur këtë.
Comments