ça shohim kur fëmijët rriten
- ndihmeperburra

- Feb 27
- 1 min read

Gjimnazi e universiteti maskojnë shumë gjëra, prindi dhe mësuesi që i menaxhon nga zgjimi te fjetja
E kur fillojnë rrojnë më vete, askush nuk i organizon, nuk paraprin, nuk ndihmon
Fëmiu i rritur, që dukej përgjegjës në shtëpi, tani duhet të bëjë vetë çdo gjë gati, mirë e në kohë
Pika ç’të bëjë më parë, menaxhim parash, kohe, energjie, marrëdhënie – teksa puna dhe detyrat bëhen më të vështira dhe ritmi rritet
Fillon shmangia dhe shtyrja, jo se fëmiu është thjesht dembel, por sepse nuk ka ndërtuar kurrë sistemin e brendshëm, për të përballuar ngarkesë pa mbështetje të jashtme
Rreziku është që besimi i fëmijës të dëmtohet dhe ta shoqërojë pavarësinë me dështimin
Prindin e rren mendja se pavarësia do e mësojë fëmiun. Në fakt duhet të kishte punuar që herët, ndërsa e kish ende në shtëpi
Fëmijët nuk dështojnë se janë të dobët, por sepse prindi nuk i teston me ngarkesë, në kushte reale, që në shtëpi, para ditës së largimit
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!



Comments