top of page

Çfarë lloj prindi jeni, marangoz, apo kopshtar?

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Nov 15, 2019
  • 1 min read

Sipas Alison Gopnik një profesoreshë psikologjie dhe filozofie në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, ka 2 lloj prindërish:

"Marangozi" mendon se fëmija i tij ose i saj mund të formohet. Ideja është që nëse thjesht bëni gjërat e duhura, merrni aftësitë e duhura, lexoni librat e duhur, do të jeni në gjendje ta formoni fëmijën tuaj në një lloj të veçantë të rrituri siç e doni.

"Kopshtari", nga ana tjetër, është më pak i shqetësuar për kontrollin se kush do të bëhet fëmija I tij apo saj, dhe në vend të kësaj siguron një hapësirë të mbrojtur për të eksploruar vetë fëmija. Stili ka të bëjë me "krijimin e një ekosistemi të pasur, ushqyes por edhe të ndryshueshëm, të ndryshëm, dinamik".

Gopnik thotë se shumica e prindërve janë marangozë, por ata në të vërtet duhet ta kultivojnë atë kopsht. Ajo zbuloi se prindërit shpesh përqendrohen shumë tek “kush dhe si” do të jenë fëmijët e tyre si të rritur. E keqja në këtë qasje, thotë ajo, është që prindërit dhe pasardhësit e tyre mund të bëhen anksiozë, të shqetësuar, të tensionuar, të palumtur ose të pakënaqur.

"Ne jemi aq të shqetësuar për mënyrën sesi këta fëmijë do të rezultojnë në finale si të rritur, saqë ne nuk jemi të gatshëm t'u japim atyre autonominë që ata duhet të kenë në mënyrë që të jenë në gjendje të marrin përsipër rreziqe dhe të dalin jashtë dhe të eksplorojnë botën", thotë ajo.

Për ironi, sa më pak që shqetësohen nënat dhe baballarët për rezultatet, thotë ajo, aq më mirë bëhen fëmijët e tyre në jetë.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page